Alarm në bregdetin e Vlorës! Shfaqet sërish peshku helmues “Qyle”

Publikuar me datë:

Një tjetër rast i një peshku tepër helmues është konfirmuar në bregdetin shqiptar, duke ngritur alarmin për pushuesit dhe peshkatarët.

Profesori Rigers Bakiu bëri të ditur se bëhet fjalë për të ashtuquajturin “peshku Qyle”, një specie e rrezikshme që tashmë është evidentuar për herë të dytë në ujërat tona.

Ky zhvillim, sipas specialistëve, tregon se prania e këtij peshku po shtohet, çka rrit edhe më shumë shqetësimin për sigurinë në zonat bregdetare, sidomos në prag sezoni.

Ekspertët janë të qartë: rreziku nuk lidhet vetëm me konsumimin. Peshku mund të jetë i dëmshëm edhe në kontakt fizik, pasi lëshon toksina të forta që mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore.

Për këtë arsye, qytetarëve dhe peshkatarëve u kërkohet kujdes maksimal. Thirrja e tyre është e drejtpërdrejtë: mos e prekni dhe mos e konsumoni në asnjë rast

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Artemis II kthehet në Tokë, momenti kur 4 astronautët ulen në oqean!

Ka përfunduar me sukses misioni i shumëpritur Artemis II,...

Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës

Pika kufitare e Morinës gjatë 24 orëve të fundit...

Kunati vret me armë zjarri kunatin në Nikël, reagon policia (EMRAT)

Një rast i rëndë raportohet të ketë ndodhur në...

Të shtëna me armë në Fushë-Krujë, një i vdekur/ EMRI

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e sotme në Nikël të Fushë-Krujës. Raportohet se nga të shtënat me armë zjarri ka humbur jetën një person, shtetasi Artur Çangu. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që Çangu kishte pasur me shtetasin Eduart Ahmataj. Ky i fundit e ka qëlluar me armë zjarri dhe e ka […]