Alarm i rremë në Fier, zjarr në Drejtorinë Arsimore/ Vatra nuk preku godinën, u ndez nga banorja për të djegur mbeturinat

Publikuar me datë:

Një zjarr i shpërthyer pranë godinës së Drejtorisë Arsimore në Fier ngriti në alarm zjarrfikësit dhe stafin drejtues të institucionit mbrëmjen e së martës. Megjithatë, u konstatua se situata ishte nën kontroll dhe flakët nuk arritën të përfshinin ndërtesën.

Kur forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje, zjarri tashmë ishte shuar plotësisht.

Hetimet e para treguan se një banuese e një shtëpie të pozicionuar pas godinës së Drejtorisë Arsimore kishte ndezur zjarr për të asgjësuar mbeturina bimore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related