Aktualitet/ Riaktivizohet një vatër zjarri në malin e Krujës, zjarrfikësit në vendngjarje, ndërhyrje edhe nga ajri

Publikuar me datë:

Në malin e Krujës është riaktivizuar një vatër zjarri, duke e përkeqësuar gjendjen dhe duke rritur rrezikun nga përhapja e flakëve.

Sipas banorëve të zonës, situata është thelluar orët e fundit, ndërsa shqetësimi është shtuar për shkak të mundësisë që flakët të marrin përmasa më të mëdha.

Aktualisht, në terren ndodhen forcat zjarrfikëse të Krujës të cilat po përpiqen të kufizojnë përhapjen e zjarrit, ndërkohë që një helikopter vazhdon ndërhyrjen nga ajri duke hedhur ujë mbi zonën e prekur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related