Aksidenti në Fushë Arrëz–Bajram Curri, ndërron jetë në Tiranë drejtuesi i mjetit

Publikuar me datë:

Aleks Uka, i cili pësoi një aksident të rëndë në aksin rrugor Fushë Arrëz–Bajram Curri pranë fshatit Porav, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Fillimisht, njoftimet tregonin se në aksident ishin përfshirë një fuoristradë dhe automjeti që drejtonte Uka. Megjithatë, verifikimet në vendngjarje shpjeguan qartë se dinamika e aksidentit ishte ndryshe. Sipas informacioneve të para, Aleks Uka kishte humbur kontrollin e makinës së tij dhe ishte përplasur me murin anësor të rrugës.

Fuoristrada që ndodhej në afërsi nuk rezulton të jetë përfshirë në përplasjen fatale. Shoferi i këtij automjeti është ndalur vetëm për të ofruar ndihmë pas ngjarjes.

Menjëherë pas aksidentit, Uka u transportua fillimisht në spitalin e Bajram Currit. Më pas, ai u dërgua me helikopter në Tiranë për përkujdesje të specializuar. Pavarësisht ndërhyrjeve të mjekëve, ai nuk arriti të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Policia po vijon punën për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Radhë kilometrike në Lezhë-Milot, fluksi i pushuesve rëndon qarkullimin

Qindra automjete janë përfshirë në trafik të rënduar mbrëmjen...

Humb jetën 31-vjeçari në Dibër, ra në kontakt me energjinë elektrike

Një 31-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në...