Aksident me vdekje në autostradën Fier-Lushnjë

Publikuar me datë:

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në autostradën Fier-Lushnjë, pranë fshatit Vajkan, ku ka gjetur vdekjen një burrë 34-vjeçar.

Sipas të dhënave të para, i riu ishte në motorin e tij duke udhëtuar drejt Lushnjës, kur dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në asfalt.

“Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi A. S., 34 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, 34-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje”,- njofton policia në lidhje me incidentin.

Grupi hetimor është shkruar në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksident.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related