Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka kërcënuar sërish, pak orë nga skadimi i afatit që kreu i Shtëpisë së Bardhë vendosi ndaj Irani, për arritjen e një marrëveshjeje.
Përmes një postimi në platformën ‘Truth Social’, Trump shkruan se: ‘Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u rikthyer më kurrë’, nëse Teherani refuzon marrëveshjen.
Sipas Trump, tashmë regjimi në Iran ka ndryshuar, duke lënë të nënkuptohet se po negocion me ‘mendje më të zgjuara dhe më pak të radikalizuara’.
‘Do ta zbulojmë sonte, një nga momentet më të rëndësishme në historinë e gjatë dhe komplekse të Botës. 47 vjet zhvatje, korrupsion dhe vdekje, më në fund do të marrin fund. Zoti i bekoftë Popullin e Madh të Iranit!’, përmbyll reagimin e tij presidenti amerikan në ultimatumit drejtuar Teheranit.
Postimi i Trump:
“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u rikthyer kurrë. Nuk dua që kjo të ndodhë, por ndoshta do të ndodhë. Megjithatë, tani që kemi Ndryshim të Plotë dhe Total të Regjimit, ku mendje të ndryshme, më të zgjuara dhe më pak të radikalizuara mbizotërojnë, ndoshta diçka revolucionare dhe e mrekullueshme mund të ndodhë, KUSH E DI? Do ta mësojmë sonte, një nga momentet më të rëndësishme në historinë e gjatë dhe komplekse të Botës. 47 vite shfrytëzimi, korrupsioni dhe vdekjeje, më në fund do të marrin fund. Zoti i bekoftë Popullin e Madh të Iranit!”

