Akt vandalizmi ndaj ndriçimit publik në hyrje të Shkodrës, vidhen 150 metra linjë kabulli

Publikuar me datë:

Një tjetër akt vandalizmi ka dëmtuar infrastrukturën e ndriçimit publik në hyrje të qytetit të Shkodrës, pranë Kishës së Zojës, duke shkaktuar probleme serioze në një nga nyjet më të rëndësishme hyrëse të qytetit. Sipas inxhinierit Elsid Sadiku, autorët kanë vjedhur rreth 150 metra linjë kabulli të ndriçimit rrugor, shtyllat, kapakët e shtyllave si dhe morseteritë elektrike.

“Ky nuk është rasti i parë. Vetëm një javë më parë u zbulua dhe u parandalua një tentativë për vjedhjen e kabullit të ndriçimit publik pranë Urës së Bunës.”-tha ai.

Menjëherë pas konstatimit të dëmtimit, ekipet në terren ndërhynë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e ndriçimit në funksion, me qëllim garantimin e sigurisë për qytetarët dhe shmangien e rrezikut për aksidente në këtë aks me qarkullim të lartë.

Dëmtimi i infrastrukturës publike nuk prek vetëm investimet, por cenon drejtpërdrejt sigurinë dhe shërbimet për qytetarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Tabaku: Integrimi europian kërkon shtet ligjor dhe institucione të forta!

Deputetja e Partia Demokratike, Jorida Tabaku, ka zhvilluar një...

U vra me breshëri plumbash në Mirditë, del fotoja e Valter Lleshit

Personi në foto është 45-vjeçari Valter Lleshi, i cili...

I dënuar me 7 vite burg, kapet në portin e Brindisit shqiptari i shumëkërkuar

Një shqiptar u arrestua në Itali, pasi rezultonte i...