Ura e Bardhajve në Shkodër rrezikon shembjen, kërcënohet jeta e banorëve, institucionet ‘në gjumë’

Publikuar me datë:

Ura e Bardhajve në Bashkinë Shkodër po paraqet një rrezik të madh për banorët, pasi gjendja e saj është drejt shembjes. Kjo urë është lidhja kryesore që përdorin çdo ditë mijëra banorë për të lidhur fshatrat me qytetin e Shkodrës, por gërryerja nga lumi Kir dhe gropat e shumta në sipërfaqe po e bëjnë lëvizjen me mjete jashtëzakonisht të rrezikshme.

Banorët janë shprehur të shqetësuar dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse, duke paralajmëruar rrezikun që mund të sjellë një fatkeqësi. Deri tani, autoritetet lokale janë mjaftuar vetëm me vëzhgime, pa ndërhyrje konkrete në terren, duke lënë mijëra njerëz në pasiguri dhe duke rritur tensionin në komunitet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia zhgënjen në Vorë, mbyll fazën e parë me humbje

Vllaznia nuk ia del të marrë pikë në transfertë, duke u mposhtur 2-1 nga Vora në ndeshjen e fundit të fazës së parë. Vendasit kaluan në avantazh me Kasharin në minutën e 16-të, ndërsa Daka vulosi fitoren në të 85-ën. Goli i Balajt nga penalltia ngushtoi diferencën, por shkodranët nuk arritën të shmangnin disfatën. Me […]

Veliaj kundërshton transferimin në burgun e Fierit: Është politik, përbën rrëmbim policor

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas transferimit...