Influencuesja habit rrjetin: “Më mirë një Louis Vuitton 23 mijë dollarësh se tre fëmijë”

Publikuar me datë:

Elle Ferguson është bërë kryefjalë e rrjeteve sociale pas një postimi që ndezi debat mes ndjekësve të saj. Influencuesja australiane, e njohur për stilin luksoz të jetesës dhe përmbajtjen glamuroze, ndau një video gjatë një vizite në një butik të Louis Vuitton, ku shfaqej duke mbajtur një kuti bizhuterish në formë guaske me vlerë rreth 23,600 dollarë.

Aksesori luksoz, i dekoruar me monogramin karakteristik të markës dhe detaje ari, u kthye menjëherë në temë diskutimi, jo vetëm për çmimin marramendës, por edhe për përshkrimin që Ferguson vendosi krahas videos.

“Sapo pashë dikë nga shkolla e mesme që postoi një foto të tre fëmijëve me mbishkrimin: ‘Çfarë mund të jetë më mirë se kjo?’ Me gjithë respektin e duhur, një kuti bizhuterish Louis Vuitton me vlerë 23,600 dollarë”, shkroi ajo, duke shtuar më pas: “Merreni këtë me një dozë humori”.

Megjithatë, komenti nuk u prit njësoj nga të gjithë. Shumë përdorues e kritikuan influencuesen për deklaratën, duke e konsideruar të tepruar dhe pa ndjeshmëri. Komente si: “Shpresoj të jetë shaka”, “Asgjë nuk krahasohet me fëmijët” apo “Një kuti nuk do të të thotë kurrë ‘mami, të dua’”, pushtuan postimin.

Nga ana tjetër, pati edhe ndjekës që e mbrojtën Ferguson, duke argumentuar se deklarata ishte thjesht humor ironik dhe nuk duhej marrë seriozisht. Disa prindër madje komentuan me shaka se “ajo kishte të drejtë”, duke e kthyer debatin në një moment viral në rrjet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vrasja e Martin Canit, shtyhet marrja e vendimit për Mario Përlleshajn

Është shtyrë marrja e vendimit për Mario Përlleshajn, i...

Zvërneci dhe kolonët izraelitë/ Anatomia e një narrative globale

Ndërsa kundërshtimet ndaj projektit të Zvërnecit vazhdojnë të fokusohen...

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

Duket se qytetarët janë më të vendosur se kurrë...