Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e grupit të Shullazit, lë në fuqi dënimin me 55 vite burg

Publikuar me datë:

Gjykata e lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO, të vitit 2021 për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij.

Gjyqtarët Ilir Panda, Genti Shala dhe Enton Dhimitri në dhomë këshillimi, kanë lënë në fuqi dënimin me 55 vite burg në total për 5 të akuzuarit.

Bëhet fjalë për dosjen ku ata ishin shpallur fajtor për gjobëvënie e grup të strukturuar kriminal.

Në vendimin e formës së prerë të 5 viteve, Emiljano Shullazi u dënua me 14 vite burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vite burg dhe Blerim Shullazi 9 vite burg.

Për Gilmando Danin i cili ishte dënuar me 12 vite burg, gjykata e lartë ka vendosur mospranimin e rekursit pasi ai tashmë është ndarë nga jeta.

Dani ashtu si gjithë të akuzuarit e tjerë përveç Emiljano Shullazit, ishte liruar dhe u ekzekutua në një atentat mafioz nëntorin e vitit 2025 në rrethrrotullimin e Rinasit bashkë me mikun e tij, agjentin e AMP, Mustafa Sheqeri.

Ndërkohë Emiljano Shullazi mbahet në qeli edhe për dy dosje të tjera të SPAK, operacionin ‘ asgjë nuk harroet’ lidhur me vrasjet e vitit 2005, të Vajdin Lames dhe Klodian Saliut dhe operacionin ‘revanshi’ ku për të është kërkuar dënimi me 10 vite burg me gjykim të shkurtuar për sigurim kushtesh për të kryer vrasje e grup kriminal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Prokuroria e Fierit çon në gjyq noteren, dyshohet se falsifikoi dokumente noteriale për vite me radhë

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe i ka kaluar për gjykim dosjen noteres me inicialet A.H., e cila akuzohet për falsifikim të dokumenteve noteriale në mënyrë të përsëritur gjatë intervalit 2011–2020. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier njoftoi se e pandehura përballet me akuzën për veprën penale “Falsifikimi […]

Rritet kërkesa për ndihmë juridike falas në Shkodër, pensionet ndër problematikat kryesore

Gjithnjë e më shumë qytetarë në Shkodër po i drejtohen shërbimit të ndihmës juridike falas për të zgjidhur problematikat e tyre ligjore. Gjatë vitit 2025 u regjistruan 277 raste, ndërsa nga janari deri në tetor të vitit 2026 numri ka arritur në 341. Juristja Xhevahire Halaj konstaton një interesim në rritje të qytetarëve për këshillim […]