Besimtarët shkodranë festojnë Kurban Bajramin, falin namazin në sheshe e xhami

Besimtarët myslimanë në të gjithë Shqipërinë mëngjesin e së mërkurës iu drejtuan xhamive të qyteteve për faljen e Kurban Bajramit. Teksa kujtuan sakrificën sublime të Hazret Ibrahimit besimtarët dërguan përmes tekbireve falënderime për Krijuesin e Gjithësisë.

Në Shkodër përpara faljes së namazit, ku ishin mbledhur qindra besimtarë, Myftiu Muhamed Sytari në këtë ditë të sakrificës dhe përkushtimit ndaj tjetrit u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë pranë familjeve të tyre dhe të pamundurve, duke e cilësuar emigrimin si plagë të shoqërisë sonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe