“Shqipëria për BE, dashuri të pashtershme”/ Rama nga Brukseli: Kemi më shumë përgjegjësi, ky është fillimi i fundit

Publikuar me datë:

Kryeministri Edi Rama, nga Brukseli, në konferencën e tetë ndërqeveritare, deklaroi se Shqipëria ka një dashuri të pashtershme për Bashkimin Evropian.

Rama tha se fillimi i mbylljes së grup kapitujve, lidhur me negociatat për anëtarësim në BE, është një arritje e madhe për Shqipërinë.

Kreu i qeverisë shtoi se tani Shqipëria ka më shumë përgjegjësi dhe më shumë punë për të bërë.

“Dashuri e pashtershme, pa kushte. Dashuri që sjell vuajtje ndonjëherë, jemi shumë të lumtur sepse kemi arritur një tjetër gur të jashtëzakonshëm kilometrik. Ne i çelëm të gjithë  kapitujt brenda 11 muajve dhe kaluam nga kjo, tek faza e nisjes së mbylljes së kapitujve. Ndihemi të energjizuar, të inkurajuar, por edhe me më shumë përgjegjësi, sepse e dimë që është fillimi i fundit, e dimë që duhet të bëjmë më shumë punë. Duhet t’iu themi shqiptarëve në atdhe që kanë ndjekur IBAR me shumë pasion, ja që kështu jetojmë ne me anëtarësimin e vendit në BE. Sot kemi një vend që ka PPB prej 27 miliardë euro, ka një pagë mesatare në sektorin provat 912 euri dhe në sektorin publik 1200 euro. Kemi sot një vend që po rritet ekonomia. Kjo lidhet me punën që ne po bëjmë së bashku”, theksoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pulsi i Demokracisë: Sa të gatshëm janë për protesta “Gen Z” në Ballkanin Perëndimor

Regjimet autoritare mbeten një problem shqetësues për demokracitë në...

Hakmarrje pasi denoncuan parcelat me drogë? Dhunohet çifti në Fushë Arrëz

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Arst,...

Mirsad Basha: Teatri Migjeni është zhytur në heshtje, Teliti dhe Beci ta rikthejnë të pavarur

Aktivisti Mirsad Basha ka kritikuar drejtuesit e Bashkisë Shkodër,...

Aksident në autostradën Fier-Lushnjë, dy persona përfundojnë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në...