“Nder krimit, vdekje ligjit”, Berisha shpërthen ndaj Ramës pas dekoratës për Çyrbjan

Publikuar me datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në Facebook pasi ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja mori një dekoratë mirënjohjeje gjatë aktivitetit të organizuar nga Partia Socialiste në Durrës.

Përmes një reagimi, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po “dekoron bashkëpunëtorët e krimit”, duke iu referuar dënimit të Çyrbjas për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.

Sipas Berishës, ish-deputeti socialist kishte bashkëpunuar me Altin Hajri, të cilin e akuzon si të përfshirë në çështjen e rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prenga.

Berisha rikujtoi se Çyrbja u arrestua në tetor 2024 dhe u dënua me 3 vite burg për veprat penale të “korrupsionit aktiv”, “përkrahjes së autorit të krimit” dhe “tregimit të sekretit shtetëror”, ndërsa u lirua nga burgu në shkurt 2025.

Reagimi i kryetarit të PD-së, Sali Berisha:

Rama dekoroi sot deputetin Çyrbja, bashkëpunëtor i vrasësit Altin Hajri.
Nder krimit, vdekje ligjit-motoja e re e Partisë Socialiste.
Të dashur miq, nën moton ‘kriminelë të të gjitha llojeve bashkohuni rreth partisë se krimit’, Edi Rama i dorëzoi sot, me dorën e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, dekoratën e mirënjohjes të dënuarit nga drejtësia si bashkëpunëtor dhe informator i vrasësit Altin Hajri, ish-deputetit të PS-së, Çyrbja. Dokumentet zyrtare provonin se Çyrbja informonte Hajrin në kërkim për çdo lëvizje të policisë në zonë.
Hajri, që thuhet se i kishte dhënë prokurorit Dumani 7 milionë euro ryshfet për të kaluar barrën e krimit, vrasjes dhe copëtimit të kufomës në lokalin e tij të të ndjerit Jan Prenga tek kopshtari i lokalit, sipas regjistrimeve të telefonave ndër të tjera i bëri Ulsi Manjës, ministër i Drejtësisë, dy kostume dhuratë, mbasi sipas tij ai ishte treguar burrë i mirë dhe kishte plotësuar porosinë e tij.
Çyrbja u arrestua në tetor të vitit 2024 dhe u dënua me 3 vite burg për veprat penale të ‘korrupsionit aktiv’, ‘përkrahjes së autorit të krimit’ dhe ‘tregimit të sekretit shtetëror’. Ai doli nga burgu në shkurt të vitit 2025 dhe, ditën e konferencës ndërqeveritare të BE-së, Edi Rama, nën moton ‘Rroftë Krimi, poshtë ligji’, i dorëzoi atij dekoratën e ‘Mirënjohjes’ apo të ‘Fisnikërisë së Qytetit’.
Ky akt dëshmon edhe një herë se Edi Rama është kreu i organizatës kriminale shtetërore më të rrezikshme në Europë dhe se nuk ndalet para asgjëje për të mbrojtur krimin në këtë vend.
Me këtë akt ai dëshmon se kushdo që ndihmon kriminelët dhe vrasësit e partisë-shtet shpërblehet, dhe mjerë ata që guxojnë t’i denoncojnë dhe t’i dënojnë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

Protestat kundër projektit për Zvërnecin vijuan për të katërtën...

Pensionistët në Shkodër prej 3 ditësh në pritje te pensioneve nga posta e qytetit

Dhjetëra pensionistë në Shkodër raportohen se po presin prej...

EMRAT/ Identifikohen të rinjtë nga Kosova që humbën jetën në Shëngjin

Një tragjedi është shënuar pasditen e kësaj të mërkure...