SPAK vijon pyetjet e dëshmitarëve në gjyqin ndaj Kristian Shkrelit

Publikuar me datë:

Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca e radhës ndaj kreut të Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, ndaj të cilit SPAK ka ngritur akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje.

Ashtu si edhe në seancën e kaluar, Prokuroria e Posaçme ka vijuar edhe këtë të martë me pyetjen e dëshmitarëve të thirrur në këtë proces gjyqësor.

Në gjykatë është paraqitur fillimisht dëshmitari Zef Doda.

Doda ka deklaruar: “Jam kryetar i PS në fshatin Karmë të Bashkisë së Vau-Dejës. Nuk jam në dijeni të një remonti në fshatin Stajkë. Kristian Shkrelin e njoh, është kryetar bashkie. Në zgjedhjet e vitit 2025 kam qenë i angazhuar. Kryetari Kristian Shkreli më ka thënë të punoj sa të mundem për Partinë Socialiste. Për PSD-në e Tom Doshit nuk më ka thënë gjë. Nuk na ka ofruar asnjëherë Kristian Shkreli para për zgjedhjet.”

Ai shtoi më tej: “Nuk kam marrë asnjë urdhër nga Kristian Shkreli. Jam pyetur edhe një herë në Prokurori, por nuk e mbaj mend mirë.”

Më pas, në sallën e gjyqit është paraqitur dëshmitari Luigj Leka.

Leka ka deklaruar: “Kam një shoqëri që quhet ‘Leka 2007’. Jam vetë pronar. Kam pasur një marrëdhënie shërbimi me Bashkinë Vau-Dejës para se Kristiani të vinte kryetar bashkie. Kur kam lidhur kontratën ka qenë Mark Babani. Shoqëria ime ka pasur dy kamionë pastrimi. Po ashtu kam edhe një kamion vinç me kosh.”

Ai vijoi dëshminë duke thënë: “Ia kam dhënë fugonin një Marsel Gjonajt për punët e tij private dhe nuk e di për çfarë e ka përdorur. Ka ardhur vetë personalisht dhe ma ka kërkuar. Nuk i kam marrë lekë, pasi e kemi lënë që ai të më bëjë disa instalime te servisi im.”

Gjatë seancës, Kristian Shkreli i është drejtuar dëshmitarit me pyetjen: “Kur ia ke dhënë kamionin Marselit?”

Ndërsa dëshmitari Leka është përgjigjur: “Ia kam dhënë kur në krye të Bashkisë Vau-Dejës ishte Mark Babani.”

Në përfundim, gjykata ka ndërprerë seancën për të pyetur edhe një dëshmitar të fundit, i cili është kërkuar nga SPAK.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zhdukja e Eglant Koçit, Policia e Tiranës pranon: Ende asnjë rezultat, vijojmë kërkimet

Drejtori i komanduar i Policisë së Tiranës, Oliger Torba,...

SHBA vret “kokën” e organizatës kriminale venezueliane ‘Tren de Araguan’

Një nga drejtuesit kryesorë të organizatës kriminale Tren de...

“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit

Nga National GeographicPër mijëra vjet, fuqitë botërore kanë shkëmbyer...