Fermeri nga Shkodra: Jemi pleq, s’ka kush punon se fëmijët emigruan, prodhimet i hedhim në kanal se ka monopol importesh

Publikuar me datë:

Fermeri nga Shkodra Ahmet Sulejmani gjatë një takimi me AZHBR për skemat e subvencioneve të bujqësisë, i revoltuar tha se po përballen me një sërë problemesh të mëdha.

Një shqetësim kryesor është mungesa e dokumentacionit të pronësisë që i penalizon ndjeshëm fermerët.

Fermeri Sulejmani deklaroi se fshatrat janë boshatisur nga emigrimi dhe se kanë mbetur vetëm të moshuar që nuk janë në gjendje t’i punojnë tokat sepse fëmijët e tyre kanë emigruar.

Po aq problem është edhe mungesa e tregut dhe çmimi i ulët duke bërë që prodhimet e tyre t’i hedhin në kanale për shkak të monopolit të importeve duke dëmtuar shumë fermerët vendas.

Fermeri shkodran kërkoi që Ministria e Bujqësisë dhe qeveria shqiptare të mendojnë për këto problematika.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pulsi i Demokracisë: Sa të gatshëm janë për protesta “Gen Z” në Ballkanin Perëndimor

Regjimet autoritare mbeten një problem shqetësues për demokracitë në...

Hakmarrje pasi denoncuan parcelat me drogë? Dhunohet çifti në Fushë Arrëz

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Arst,...

Mirsad Basha: Teatri Migjeni është zhytur në heshtje, Teliti dhe Beci ta rikthejnë të pavarur

Aktivisti Mirsad Basha ka kritikuar drejtuesit e Bashkisë Shkodër,...

Aksident në autostradën Fier-Lushnjë, dy persona përfundojnë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në...