Vala e të nxehtit prek Shqipërinë, temperatura deri në 36 gradë

Publikuar me datë:

Meteorologia Tanja Porja paralajmëroi një javë me temperatura të larta në vend, ku termometri pritet të arrijë deri në 36 gradë Celsius. Ajo tregoi se moti do të karakterizohet nga vapë intensive, por edhe nga rrebeshe të izoluara në disa zona të vendit. Fundjava do të jetë e përshtatshme për plazh.

“Sot mesdita pritet të shënojë rreth 34-35°C. Megjithatë pas mesditës kemi fuqizim të vranësirave kryesisht në zonat juglindore dhe lindore aty ku nuk përjashtohet mundësia për rebeshe afatshkurtra të izoluara. Në fakt do të jenë rrebeshe të karakterit lokal.

Ajo çfarë pritet të ndodhë në vijim si kundër e kemi thënë dhe më herët vijon periudha me temperatura mjaft të larta. Edhe nesër presim një rritje të temperaturave, një rritje të paktën me 1 gradë si në mëngjes edhe në orët e mesditës presim nga 13 në 36°C. Si kundër vijon pjesa e dytë e ditës me rrebeshe afatshkurtra. Përsëri në të njëjtat zona juglindja dhe lindja e territorit shqiptar.”

Sipas Porjas, dita e enjte do të sjellë një ulje të lehtë të temperaturave, ndërsa reshjet do të përfshijnë një zonë më të gjerë të territorit.

“Ndërsa dita e enjte sjell një rënie të lehtë të vlerave termike në orët e mesditës. Kemi përsëri rrebeshe. Këtë herë për ditën e enjte i presim rrebeshet në veri dhe në gjysmën lindore të vendit, pra në një zonë më të zgjeruar me rrebeshe të shkurtra në pjesën e dytë të ditës krahasuar me ditën e sotme, por edhe me të mërkurën.”

Meteorologia theksoi se fundjava pritet të jetë kryesisht e kthjellët, me reshje të pakta dhe të izoluara vetëm në zonat malore lindore.

“E premtja dhe fundjava thuajse pa reshje dhe nëse do të ketë ndonjë reshje do të jetë krejt e izoluar në zonat malore lindore të vendit. Pjesa më e madhe e Shqipërisë paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Vranësat kryesisht në pjesën e dytë të ditës. Termometri do të shënojë rënie të lehta dhe graduale si në mëngjes ashtu edhe në mesditë.”

Ajo shtoi se, megjithëse temperaturat do të ulen gradualisht në fundjavë, moti do të mbetet i nxehtë në të gjithë vendin.

“Megjithatë me gjithë rënien e vlerave termike që nuk presin më 34 apo 35 nga e premtja deri të dielën, por termometri qëndron në vlera mjaft të larta mbi 30°C për pjesën më të madhe të territorit shqiptar. Jo më poshtë se sa 9 gradë në rang territori për ditën e dielë ndërsa maksimumet 31 të dielën, por e premtja dhe e shtuna diçka më ngrohtë me 32 dhe 33 gradë celsius, kushte mjaft komode këto për zonat bregdetare”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

2 marinarë të zhdukur pas sulmit me anije cisternë në Ngushticën e Hormuzit

Dy marinarë rezultojnë të zhdukur dhe 23 të tjerë...

“Bisedat në ChatGPT lexohen nga kontraktorë”, çfarë duhet të dini për mbrojtjen e privatësisë

Nëse e përdorni ChatGPT si një forum privat, terapist, partner kodimi apo si një hapësirë për të punuar me mendimet tuaja personale, mund të duhet të mendoheni dy herë para se të klikoni butonin “dërgo”. Një raport i “404 Media” zbulon se OpenAI punëson qindra kontraktorë njerëzorë për të lexuar, përmbledhur dhe kritikuar bisedat reale […]

Arabia Saudite zvogëlon eksportet e naftës në Evropë pas sulmit në tubacion

Arabia Saudite ka ndërprerë pjesërisht eksportet e naftës drejt...

Zjarr në Trush të Poshtëm, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një vatër zjarri është shfaqur mbrëmjen e sotme në një sipërfaqe toke në fshatin Trush i Poshtëm, në Bashkinë Vau Dejës. Flakët janë konstatuar nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për izolimin e vatrës. Pas ndërhyrjes, zjarri është vënë nën kontroll dhe […]