DETAJE nga operacioni i SPAK/ Kush është “koka” e grupit të pastrimit të parave, lidhja me vrasjen në Itali

Publikuar me datë:

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me operacionin e përbashkët mes autoriteteve italiane dhe Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), ku janë lëshuar 14 masa sigurie, nga të cilat 10 ‘arrest me burg’, 6 të ekzekutura në Itali dhe 4 në Shqpëri, 1 ‘arrest shtëpie’ dhe 3 ‘detyrim paraqitje’.

Sipas informacioneve, ndër personat e arrestuar janë Ergys Kastrati alias Bishja dhe Igli Kamberi, ky i fundit i cilësuar si koka e grupit të pastrimit të parave.

Ergys Kastrati, prej 2 vitesh është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, bashkë me gruan e tij dhe 2 shoferë që transportonin para. Bishja u arrestua në një vilë pranë TEG-ut.

Ndërkohë, në Itali masa e sigurisë i është komunikuar kreut të grupit kriminal Igli Kamberi, i arrestuar në korrik 2025 në Hungari i dyshuar ndër të tjera edhe për vrasjen e një 26-vjeçari në Berletta të Italisë në vitin 2025.

Ishin hetimet për këtë vrasje që çuan në zbulimin e këtij rrjeti kriminal dhe aktivitetit të pastrimit të parave, të cilat nga Italia silleshin në Shqipëri me mjete të ndryshme transporti.

Mbi 680 mijë euro të sekuestruara në pikën kufitare të Muriqanit ndërsa po tentohej të futeshin në Shqipëri me një automjet, dyshohet se i përkasin pikërisht grupit të Kamberit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...