Dy javë nga zgjedhjet në Kosovë/ Canaj: Partitë nuk janë të gatshme për kompromise

Publikuar me datë:

Ish-ambasadori Blerim Canaj tha për Ballkan Update se situata politike në Kosovë po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një “garë inati” dhe jo të parimeve politike. Sipas tij, presidentja Vjosa Osmani ka lënë të kuptohet në disa intervista se gjendja aktuale politike nuk do të ishte e njëjtë nëse ajo do të rizgjidhej presidente.

Canaj vlerëson se partitë politike nuk po tregojnë gatishmëri për kompromis, ndërsa paralajmëron se vendi mund të përballet sërish me zgjedhje për shkak të procesit të zgjedhjes së presidentit.

“Osmani në garë çdo ditë e më shumë po tregon se është një garë inati dhe jo parimesh. Ajo e ka thënë në disa intervista se nuk do të ishte kjo gjendje nëse Osmani do bëhej sërish presidente. Partitë nuk janë të gatshme për kompromise.

LDK mund të ketë një ngritje të votës, por jo aq sa pritet. Të gjitha partitë, sidomos VV, po përdorin diasporën dhe një pjesë të diasporës për ndikim apo për të krijuar përshtypjen se ata do kenë ndikim. Ne po shkojmë në zgjedhje, por do shkojmë sërish, sepse është edhe zgjedhja e presidentit.” 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Rama leksion protestuesve: Problemi nuk është resorti, por syri juaj

Edi Rama u ka dhënë edhe një leksion protestuesve...

Balliu: Qeveria garanton pastrimin e parave, kartelet financojnë zgjedhjet

Deputeti i PD, Klevis Balliu u shpreh se Shqipëria...

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

Gjeneral i lartë amerikan, Alexus Grynkewich ka deklaruar të...

Rast i artë për kuqezinjtë, Mehmeti gabon i vetëm para portës

Kombëtarja shqiptare e ka nisur me ritëm dhe agresivitet...