35-vjetori i PS në Durrës/ Rama: Shqipëria sot më afër BE, falë forcës dhe përkushtimit të PS

Publikuar me datë:

Kryetari i Partia Socialiste e Shqipërisë dhe njëherësh Kryeministri Edi Rama, gjatë aktivitetit për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Durrës, vlerësoi rolin e kësaj force politike në transformimin e Shqipërisë ndër vite.

Rama u shpreh se kjo datë nuk shërben vetëm për të kujtuar historinë e PS-së, por edhe për të reflektuar mbi kontributin e atyre që, sipas tij, i dhanë partisë dhe vendit “aq sa mundën” në periudha të vështira dhe sot të paimagjinueshme.

Ai theksoi se rrugëtimi i Shqipërisë është njehsuar me atë të Partisë Socialiste, duke shtuar se progresi i vendit, reformat e mëdha dhe afrimi me Bashkimin Europian lidhen drejtpërdrejt me forcën dhe përkushtimin e socialistëve shqiptarë.

“Kjo thjesht për të kujtuar një datë, por edhe për tu ndalur në një stacion. Për të vlerësuar ata që i dhanë PS aq sa mundës, kudo që mundën, siç doli edhe nga fjalët e tyre këtu, në një kohë dhe në momente të caktuara që sot janë tërësisht të paimagjinueshme.

Sot ne ia vlen të ndalemi në stacion, për faktin se gjatë gjithë këtyre viteve në një mënyrë apo në një tjetër rrugëtimi i Shqipërisë, u njehsua me atë të PS. Nëse Shqipëria sot është një Shqipëri tjetër, kjo është në radhë të parë puna dhe merita e progresistëve socialistë shqiptarë.

Progresi i PS është në funksion i një vendi që duhej transformuar. PS u bë zëdhënësja e nevojave të vendit dhe njëkohësisht dhe fuqia që ia adresoi ato nevoja. Sot është e paimagjinueshme që të flitet për një vend, në kërkim të një stabiliteti të arsyeshëm. Kur Shqipëria pati nevojë që të ngrihej nga rrëzimet e mëdha, ishte PS ajo që ringriti. Kur Shqipëria kishte nevojë për kurajo për të marrë reforma të mëdha, ishte PS ajo që ia dha. Nëse Shqipëria sot është më afër BE, ka një arsye të madhe është forca dhe përkushtimi i PS”, u shpreh kreu i PS.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

2 marinarë të zhdukur pas sulmit me anije cisternë në Ngushticën e Hormuzit

Dy marinarë rezultojnë të zhdukur dhe 23 të tjerë...

“Bisedat në ChatGPT lexohen nga kontraktorë”, çfarë duhet të dini për mbrojtjen e privatësisë

Nëse e përdorni ChatGPT si një forum privat, terapist, partner kodimi apo si një hapësirë për të punuar me mendimet tuaja personale, mund të duhet të mendoheni dy herë para se të klikoni butonin “dërgo”. Një raport i “404 Media” zbulon se OpenAI punëson qindra kontraktorë njerëzorë për të lexuar, përmbledhur dhe kritikuar bisedat reale […]

Arabia Saudite zvogëlon eksportet e naftës në Evropë pas sulmit në tubacion

Arabia Saudite ka ndërprerë pjesërisht eksportet e naftës drejt...

Zjarr në Trush të Poshtëm, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një vatër zjarri është shfaqur mbrëmjen e sotme në një sipërfaqe toke në fshatin Trush i Poshtëm, në Bashkinë Vau Dejës. Flakët janë konstatuar nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për izolimin e vatrës. Pas ndërhyrjes, zjarri është vënë nën kontroll dhe […]