DETAJE nga shpërthimi në Kinostudio, kush është pronari i marketit që ju vendos tritol

Publikuar me datë:

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një sasi tritoli shpërtheu në pjesën e jashtme të një marketi në rrugën “Ramazan Gaxherri”, në Tiranë.

Sipas raportimeve në media, tritoli dyshohet të jetë vendosur prej një konflikti të ndodhur më parë, ndërsa marketi ishte në pronësi të shtetasit Lulëzim Lika.

Ky i fundit nuk ka deklaruar asgjë në lidhje me këtë ngjarje.

Ndërkohë, sipas raportimeve, pamjet e kamerave të sigurisë kanë treguar një person të maskuar që vjen pranë marketit, pasi vendos lëndën plasëse largohet në këmbë nga vendi i ngjarjes.

“Rreth orës 04:15, në rrugën “Ramazan Gaxheri”, në pjesën e jashtme të një marketi, dyshohet se te motori i kondicionerit, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit”,- njoftoi sot policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...