Rritet bilanci i viktimave në Liban, mbi 3 mijë të vrarë nga sulmet izraelite

Publikuar me datë:

Numri i viktimave nga sulmet izraelite në Liban ka arritur në 3,151 persona, ndërsa 9,571 të tjerë janë plagosur që nga 2 marsi, sipas Ministrisë së Shëndetësisë libaneze.

Shifrat u publikuan përmes National News Agency, e cila raportoi se vetëm gjatë ditës së sotme ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet në jug dhe lindje të vendit, pavarësisht armëpushimit që kishte hyrë në fuqi më 22 prill.

Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, mes viktimave ndodhen 123 mjekë, të paktën 210 fëmijë dhe afro 300 gra, duke thelluar shqetësimet ndërkombëtare për ndikimin humanitar të konfliktit.

Sulmet kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa zona të Libanit, ndërsa tensionet mes Izraelit dhe grupit Hezbollah vijojnë të mbeten të larta, pavarësisht përpjekjeve diplomatike për uljen e përshkallëzimit në rajon.

Komuniteti ndërkombëtar ka bërë vazhdimisht thirrje për respektimin e armëpushimit dhe mbrojtjen e civilëve, ndërsa situata humanitare në zonat e prekura po përkeqësohet nga dita në ditë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ndodh në Korçë! Ambulanca përplas të moshuarin me biçikletë, arrestohet shoferi

Një i moshuar është përplasur nga një ambulancë mbrëmjen...

Protesta e 105-të kombëtare, qytetarët dhe diaspora sot në shesh

Mbahet sot protesta e 105-të kombëtare kundër qeverisë së...

Dashuria, karriera, paratë, njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 12 shtator 2026

DashiPërqendrohu te gjërat që i njeh mirë. Nuk është...