Kliti Hoti i bashkohet nismës “Për Fëmijët”: Të garantojmë mbështetje për trajtimet mjekësore të fëmijëve

Publikuar me datë:

Kreu i Partisë Demokratike në Shkodër, Kliti Hoti, ka bërë të ditur se i është bashkuar nismës ligjore “Për Fëmijët”, e ndërmarrë nga aktivistë dhe qytetarë në të gjithë vendin.

Përmes një postimi publik, Hoti thekson se kjo nismë synon të çojë në Parlament një projektligj që garanton mbështetje shtetërore për trajtimet mjekësore të fëmijëve nga 0 deri në 18 vjeç, brenda ose jashtë vendit, në rastet kur këto shërbime nuk ofrohen nga sistemi publik shëndetësor.

Ai e cilëson këtë si një kauzë që i përket të gjithëve dhe u bën thirrje qytetarëve të bëhen pjesë e nismës duke firmosur formularët zyrtarë.

Sipas njoftimit, formularët për mbledhjen e firmave mund të gjenden pranë ambienteve:

📍 Gojë Gaditëse – Gjuhadol

📍 Shega e Egër – Gjuhadol

👉POSTIMI I PLOTË

Me shumë kënaqësi, i jam bashkuar nismës ligjore “Për Fëmijët”, të ndërmarrë nga aktivistë dhe qytetarë të shumtë, e cila tashmë është shtrirë në të gjithë vendin.

Kjo nismë synon të çojë në Parlament një projektligj që garanton mbështetje shtetërore për trajtimet mjekësore të fëmijëve 0-18 vjeç, brenda ose jashtë vendit, në rastet kur këto trajtime nuk ofrohen nga sistemi publik.

Besoj se kjo është një kauzë që na përket të gjithëve. Ju ftoj të bëheni pjesë e kësaj nisme dhe të jepni firmën tuaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aruba/ Berisha: Spanjollët sollën dosjen e plotë, Dumani fshehu zyrtarët e përfshirë

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një deklarate për...

Valë e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë

Shqipëria pritet të përballet me një valë të fortë...

Rama sulmon sërish protestuesit: Mendje të cekëta që po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj protestave të...