Ardian Gjini zgjidhet kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

Publikuar me datë:

Ardian Gjini është zgjedhur kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie të mbajtur sot.

Gjini i cili është edhe kandidat për kryeministër nga AAK-ja ka folur para delegatëve në Kuvendin Zgjedhor të AAK-së.

Ai ka theksuar se AAK-ja nuk po nis nga fillimi, por nga një bazë e ndërtuar ndër vite me besim dhe bashkëpunim.

“Vëllezër e motra, unë besoj fort se gjithçka për të cilën po flasim sot është e arritshme. Nuk jemi duke u nisur prej tokës, por prej një ndërtese të jashtëzakonshme që e kemi ndërtuar së bashku me ju, kryetar.

Po nisemi prej besimit që e kemi për Kosovën, prej bindjeve që i kemi ndërtuar me qindra e mijëra njerëz në Kosovë. Nuk jemi duke u nisur prej zeros dhe kjo na jep forcë: ne mundemi, Aleanca mundet, Kosova mundet. Kosova ka njerëz, Aleanca ka njerëz”, tha ai.

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga udhëheqja e AAK-së në shkurt të këtij viti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Tabaku: Integrimi europian kërkon shtet ligjor dhe institucione të forta!

Deputetja e Partia Demokratike, Jorida Tabaku, ka zhvilluar një...

U vra me breshëri plumbash në Mirditë, del fotoja e Valter Lleshit

Personi në foto është 45-vjeçari Valter Lleshi, i cili...

I dënuar me 7 vite burg, kapet në portin e Brindisit shqiptari i shumëkërkuar

Një shqiptar u arrestua në Itali, pasi rezultonte i...