Dhoma e Avokatisë Tiranë ka mbyllur procesin e votimit. Mësohet se ka nis numërimin e votave për kryetarin dhe organet kolegjiale.
Rezultati pritet të përcaktojë drejtimin e ri të Dhomës së Avokatisë Tiranë. Pjesëmarrja në këto votime ishte 774 avokatë nga 1910 anëtarë të Dhomës.
Në garë janë Lulzim Alushaj, Sajmir Visha, Klodian Skënderaj dhe Edmond Petraj dhe Gentjana Qendro, Malbina Lika, Mirela Biba dhe Sonila Velo.
Dhoma e Avokatisë Tiranë prej vitit 2001 është drejtuar nga avokati Fatmir Brakaj, ndërsa tashmë pritet zgjedhja e pasuesit të tij.
Në degën e Tiranës janë të regjistruar rreth 1910 avokatë, të cilët do të kenë të drejtën e votës për të zgjedhur kreun e ri të institucionit mes tetë kandidatëve në garë.

