Hapet pas 70 viteve varri i At Nikollë Kolaj, fratit që njihej si mrekullibërës i madh në zonë e më gjërë

Publikuar me datë:

Pas 70 vitesh nga vdekja e tij, sot kemi hapur varrin e Atë Nikollë Kolaj, i njohur në zonë dhe më gjërë si mrekullibërës i madh, si në jetë ashtu edhe pas vdekjes së tij. Deri tani janë mbledhur dëshmitë e më shumë se 40 dëshmitarëve, të cilët pa asnjë dyshim flasin për hire të mrekullueshme që Zoti u ka dhënë përmes lutjeve të këtij Frati.

Të pranishëm sot ishin arqipeshkëvi i Shkodër-Pult Imzot Giovanni Peragine, Atë Pashko Gojcaj O.F.M, kustodi i Kustodias Françeskane në Shqipëri, si edhe dëshmitarë të shumtë nga famullia jonë.

Flitej se, me qëllim që të ndalonin fluksin e madh të besimtarëve që shkonin te varri i tij për të kërkuar hire, komunistët mund t’ia kishin tretur eshtrat, por sot doli se ai lajm ishte i pavërtetë.

Kryesisht këto tri detaje vërtetojnë se padyshim eshtat e gjetura aty janë të Atë Nikollës:

1. Vendi i varrit, që përkon me kujtesën e banorëve;
2. Një trupore e vogël e Shna Ndout për të cilën dëshmitarë të shumtë kujtojnë se Frati e mbante në duar kur lutej;
3. Dy unazat në të cilat varej Rozarja që mbante në zhgunin e tij, duke vërtetuar kështu se vërtet aty preheshin eshtrat e një frati.

Në pritje të sistemimit të varrit sipas dinjitetit të lartë që i takon, eshtrat e Atë Nikollës do të mbahen në kapelën e qelës famullitare të Dajçit.

Me miratimim e arqipeshkëvit tonë, do të jetë e mundur që, kush dëshiron, të lutet pranë arkivolit me eshtrat e Atë Nikollës në këto orare:
Në kishën e Dajçit të Bregut të Bunës, ditën e dielë, më 24 maj, në orën 18.00 deri në 21.00.

Në Pentar, te vendi ku ishte kisha e vjetër, të hënën e datës 25 maj. Në 17.00 fillon Mesha e Shenjtë dhe eshtrat do të mbeten aty deri në orën 19.00. Në atë vend, Atë Nikolla ka kryer shërbimet e tij të mrekullueshme baritore, që e bënë Pentarin të njohur si kurrë më parë. /Publikuar në Facebook nga famullia e Dajç, Bregu i Bunës/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related