Merr fund arratia e autorit që grabiti me armë argjendarinë në Kamëz, në kërkim bashkëpunëtori

Publikuar me datë:

Policia ka arrestuar një nga personat e dyshuar të përfshirë në grabitjen me armë të argjendarisë në Kamëz. Mësohet se në pranga është vënë i riu nga Kruja, Elez Hysa 22 vjeç.

Sipas hetimeve paraprake, 22-vjeçari dyshohet se është i implikuar në vjedhjen me armë të një argjendarie në pronësi të shtetasit O. L., ku autorët morën një sasi bizhuterish nën kërcënimin e armës.

Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe disa sende të kundërligjshme, të cilat konsiderohen të vlefshme për hetimin.

Ndërkohë, policia vijon punën për arrestimin e bashkëpunëtorit të tij.

“Veprime intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes me dhunë në një argjendari në Kamëz, më datë 16.05.2026.

Në vijim të hetimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor, për identifikimin dhe kapjen e 2 shtetasve që vodhën nën kërcënimin e armës bizhuteri në një argjendari në Kamëz, kanë bërë ndalimin me iniciativë të shtetasit:

-E. H., 22 vjeç, banues në Krujë.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, është i implikuar në vjedhjen argjendarisë në pronësi të shtetasit O. L., ku u morën një sasi bizhuterish.

Gjithashtu, janë sekuestruar disa sende të kundërligjshme, të vlefshme për hetimin.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit dhe për dokumentimin e plotë të rastit.“- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]

Thesar 1700-vjeçar në Bulqizë! Zbulohet mauzoleumi i parë nëntokësor i periudhës romake në Shqipëri

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në Luginën...