Kreu i PD në Shkodër Ardit Qylybyli ka zhvilluar një takim me Kryesinë dhe kryetarët e grupseksioneve të Partia Demokratike e Shqipërisë Dega Shkodër, ku në fokus ishte organizimi i procesit zgjedhor për zgjedhjen e Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Gjatë takimit u diskutuan detajet organizative dhe angazhimi i strukturave për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, i cili do të zhvillohet ditën e shtunë, më 23 maj 2026, nga ora 08:00 deri në 18:00, pranë selisë së PD-së në Shkodër.
Në këtë takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe përgjegjësisë së strukturave lokale për garantimin e një procesi demokratik dhe transparent.
POSTIMI I PLOTË
Takim me Kryesinë dhe kryetarët e grupseksioneve të Partia Demokratike e Shqipërisë Dega Shkodër, ku në fokus të diskutimit ishte organizimi i procesit zgjedhor për zgjedhjen e Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Zgjedhjet do të zhvillohen ditën e shtunë, më 23.05.2026, nga ora 08:00 – 18:00, pranë selisë së Partisë Demokratike, Dega Shkodër.
Angazhim, përgjegjësi dhe bashkëpunim për një proces demokratik dhe transparent.

