Ministri i Brendshëm, Lamallari: siguria në shkolla është prioritet

Publikuar me datë:

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, deklaroi sot se siguria në shkolla mbetet prioritet absolut i qeverisë shqiptare dhe një detyrë personale për të dhe për Ministrinë e Brendshme, në funksion të garantimit të një mjedisi të sigurt për nxënësit përmes projektit “Smart City”.

Lamallari theksoi se projekti synon të nisë zbatimin brenda vitit të ri arsimor, duke përfshirë mbikëqyrje të posaçme në ambientet publike të shkollave, pa cenuar privatësinë e nxënësve.

“Siguria në shkolla është prioritet absolut dhe detyrë personale e imja dhe e Ministrisë së Brendshme. Synimi ynë është garantimi i një mjedisi të sigurt për fëmijët dhe nisja e vitit të ri shkollor me sisteme moderne monitorimi, pa cenuar privatësinë e nxënësve”, deklaroi Lamallari.

Ai bëri të ditur se institucionet kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me Komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për të garantuar respektimin e standardeve ligjore.

Sipas ministrit, elementi më i rëndësishëm është parandalimi i ngjarjeve tragjike dhe garantimi i zhvillimit të qetë të procesit mësimor.

“Prindërit duhet të jenë të qetë që fëmijët e tyre, kur janë në shkollë, janë të sigurt dhe të mbrojtur”, u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zbulohet ekipi ideal, dominon Egnatia dhe Dinamo! Ja 11-shja më e fortë e Superiores

Me përfundimin e sezonit 2025/26, është publikuar nga “Sofascore”...