Seanca për dosjen “Partizani” është shtyrë ditën e sotme në GJKKO, pasi mungonin Fatmir Bektashi dhe avokati i tij, Sokol Hazizaj. Përfaqësuesit e SPAK e konsideruan të pamundur vazhdimin e seancës së sotme gjyqsore.
Kjo pasi sipas tyre mungesa e avokatit dhe të pandehurit çon në kushtet kur seanca duhet të duhet të shtyhet.
“Duke qenë se mungon avokati Sokol Hazizaj dhe i pandehuri Bektashi, vlerësojmë se jemi në kushtet që seanca duhet të shtyhet”, u shpreh SPAK në sallën e gjyqit.
Në gjykatë ishin paraqitur edhe dy dëshmitarë në lidhje me këtë çështje, mes tyre dhe ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango. Gjykata vendosi që seanca e rradhës të mbahet më 8 qershor, në orën 10:00.

