Nga Shkodra në Rusi: Erald Maksuti firmos transferimin e madh te Akhmat Grozni

Publikuar me datë:

Një tjetër futbollist shkodran po bën hapin e madh në karrierë. Erald Maksuti do ta vazhdojë aventurën e tij në futbollin rus, pasi Flamurtari ka pranuar ofertën e Akhmat Groznit për transferimin e sulmuesit 22-vjeçar.

Shkodrani Maksuti, i cili hapat e parë në futboll i hodhi në fshatin e Berdicës dhe më pas u formua me akademinë “Brians”, shkëlqeu këtë sezon me Flamurtarin në elitën e futbollit shqiptar. Madje, para se të transferohej te skuadra vlonjate, emri i tij iu propozua edhe Vllaznisë, por kuqeblutë nuk vendosën ta afronin në ekip.

Edhe pse Flamurtari nuk arriti të mbijetojë në Superiore, Maksuti zhvilloi një sezon shumë të mirë, duke realizuar 12 gola dhe 3 asiste, teksa u kthye në një nga lojtarët më të spikatur të kampionatit.

Sipas “Panorama Sport”, marrëveshja mes Flamurtarit dhe Akhmat Groznit kap vlerën e 700 mijë eurove, një rekord për klubin vlonjat në periudhën e administruar nga Sinan Idrizi.

Maksuti ishte transferuar më herët nga Apolonia te Flamurtari për 150 mijë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Blerta Dragusha merr detyrën e Rektores së Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”

Prof. Dr. Blerta Dragusha ka marrë zyrtarisht detyrën e...

Pulsi i Demokracisë: Sa të gatshëm janë për protesta “Gen Z” në Ballkanin Perëndimor

Regjimet autoritare mbeten një problem shqetësues për demokracitë në...

Hakmarrje pasi denoncuan parcelat me drogë? Dhunohet çifti në Fushë Arrëz

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Arst,...