Aksident i rëndë në Tiranë, shoferi 26-vjeçar përplas për vdekje këmbësorin

Publikuar me datë:

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në zonën e Vaqarrit në Tiranë.

Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur më datë 18 maj 2026, ku automjeti me drejtues shtetasin me inicialet O. K., 26 vjeç, ka përplasur këmbësorin B. A., 57 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, 57-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është arrestuar nga policia, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related