Bashkoi votat me Ramën për rezolutën e BE-së, Lubonja: Berisha paradoksal!

Publikuar me datë:

Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend.

Ai është ndalur në atë që ndodhi në seancën e fundit plenare në Kuvend, ku opozita bashkoi votat me mazhorancën dhe votoi rezolutën që lidhej me integrimin në BE të Shqipërisë.

Lubonja u shpreh se qendrimi i opozitës është paradoksal dhe bie në kundërshtim me atë që opozita po përpiqet të bëjë jashtë vendit, me informimin e Brukselit mbi atë që opozita e quan si narko-regjim.

“Rezolutë paradoksale, nga një anë opozita thotë këtu jemi në narkoshtet dhe Rama kontrollon gjithçka e nuk ka zgjedhje të lira, nga ana tjetër edhe pse bëjnë aksion komunikativ politik në Europë se si është gjendja, bën një rezolutë të përbashkët. Unë e shoh në kompleks inferioriteti të opozitës, që e ka pasur gjithmonë ndaj botës.
Opozita duhet të bëjë një akt që të paralajmërojë Europën por edhe ta denoncojë. Berisha tha Gonzatos ambasador i Ramës. Këtu është paradoksi. Nga një anë e denoncon si ambasador i Ramës, nga ana tjetër firmos për një rezolutë që inkurajon politikat nga të cilat fiton Rama dhe humbet opozita.
Po të isha në opozitë do të thoja ëndrra jonë europiane mbetet, kërkojmë masa ndaj narko-regjimit”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related