Arrestohen tre studentë shqiptarë në protestën e RMV

Publikuar me datë:

Tre studentë shqiptarë janë arrestuar gjatë protestës së organizuar këtë pasdite nga studentët e Maqedonisë së Veriut, në Shkup.

Studentët janë mbledhur në sheshet dhe rrugët kryesore të kryeqytetit për të protestuar lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe, duke kërkuar që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në gjuhën shqipe.

Në thirrjet e tyre, ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit të vendit, Hristijan Mickoski dhe ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov.

Në mbështetje të tyre kanë marrë pjesë edhe studentë nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët iu bashkuan protestës për të shprehur solidaritet me studentët shqiptarë në RMV.

Ata deklaruan se mbështetja për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre dhe garantimin e të drejtave për përdorimin e gjuhës shqipe në arsim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Protesta hyn në ditën e 14-të, Berisha: Çdo shqiptar duhet ta përkrahë këtë lëvizje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një komunikim...

Bordi ndryshon çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të shtunë çmimet...