Zhvati 50 mln € përmes Call Center-ave, shpallet në kërkim Granit Pepnika

Publikuar me datë:

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Granit Pepnikën, i shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të dosjes së bujshme të call centerave, që dyshohet se kanë mashtruar qindra qytetarë europianë dhe kanë shkaktuar një dëm financiar që llogaritet mbi 50 milionë euro.

Vendimi vjen pas urdhrit të arrestit të firmosur nga prokuroria, ndërsa hetimet po zbulojnë gjithnjë e më shumë detaje mbi një rrjet të organizuar mashtrimi që, sipas autoriteteve, operonte prej vitesh nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Sipas dosjes hetimore, skema funksiononte përmes call centerave të organizuar në mënyrë profesionale, ku operatorët komunikonin në gjermanisht, italisht dhe anglisht me qytetarë europianë, duke u prezantuar si këshilltarë financiarë apo përfaqësues platformash investimi.

Hetuesit dyshojnë se viktimat joshesin përmes platformave të rreme online, ku u premtoheshin fitime të mëdha nga investimet në bursë, kriptovaluta apo tregje financiare. Në shumë raste përdornin identitete false, pseudonime dhe profile të fabrikuara për të krijuar besim tek personat që kontaktonin.

Sipas autoriteteve, rrjeti kishte ngritur një strukturë që funksiononte si kompani legjitime, me ndarje rolesh, operatorë të trajnuar dhe sisteme të sofistikuara komunikimi, ndërsa paratë dyshohet se transferoheshin përmes llogarive bankare dhe kriptovalutave për të fshehur gjurmët.

Hetimet për këtë dosje kanë zgjatur rreth dy vite dhe janë zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet austriake, të cilat kanë ndihmuar në identifikimin e skemës dhe gjurmimin e transaksioneve financiare.

Nga të dhënat e mbledhura deri tani, dyshohet se qindra qytetarë nga vende të ndryshme të Europës kanë rënë pre e mashtrimit, ndërsa dëmi ekonomik i shkaktuar llogaritet të kalojë 50 milionë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Valë e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë

Shqipëria pritet të përballet me një valë të fortë...

Rama sulmon sërish protestuesit: Mendje të cekëta që po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj protestave të...

Pas shembjes së objektit gjatë aksionit të Bashkisë Shkodër, Cliché nis protestën e heshtur

Biznesi Cliché ka njoftuar se do të pezullojë aktivitetin...

Emri/ Aksident në aksin Rrëshen-Reps, makina përplas kalimtarin

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj...