Gazetari Osman Stafa ka ngritur një denoncim ndaj Laboratorit të Anatomi Patologjisë në QSUT, duke e cilësuar si skandal vonesën prej 35 ditësh për marrjen e rezultateve të biopsisë.
Ai e ka quajtur këtë situatë një “krim ndaj pacientëve”, pasi biopsia është analiza që përcakton diagnozën e kancerit, stadin e sëmundjes dhe mënyrën e trajtimit.
Stafa ka akuzuar Ministren e Shëndetësisë Evis Sala për fshehje të realitetit dhe përdorim të propagandës, duke theksuar se pacientët po detyrohen të shkojnë në klinika private për ekzaminime jetike.
Sipas tij, kjo është një formë abuzimi që rëndon mbi shëndetin dhe xhepat e qytetarëve.
35 ditë vonese është një skandal i Laboratorit të Biopsive në QSUT. (Laboratori i Anatomi Patologjisë).
Dhe ky nuk është rast i veçuar. Është një nga shumë rastet që ndodhin. Vonesa për këto biopsi është e pajustifikuar.
Biopsia përcakton kancerin, standin, dhe mënyrën e trajtimit. E 1 muaj e 5 ditë është shumë kohë pritje, e cila shkon në dëm të pacientëve. A mundet ta verifikojë Ministrja Sala këtë? Pacientët po e paguajnë këtë abuzim me vonesa në trajtime për kancerin.
A mban përgjegjësi shefja e laboratorit Majlinda Ikonomi?

