Lezha në periudhë tranzitore nga investimet

Publikuar me datë:

Lezha po kalon një periudhë tranzitore si shkak i investimeve që po realizohen për sistemimin e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, duke krijuar anomali dhe vështirësi në lëvizjen e automjeteve në qytet. Në një deklaratë publike, Kryetari i Bashkisë, Pjerin Ndreu, ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, duke deklaruar se ndërhyrjet do të përfundojnë brenda një kohe të shpejtë, duke i dhënë zgjidhje problemit të përmbytjeve.
Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, ka folur edhe për skemën e re të menaxhimit të mbetjeve, e cila do të nisë zbatimin më 1 qershor, duke u kërkuar qytetarëve që ta zbatojnë atë.
Pas përfundimit të projektit të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, të gjitha rrugët e qytetit do të asfaltrohen brenda këtij viti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related