Vazhdon aksioni për lirimin e hapësirave publike nga automjetet e braktisura në qytetin e Shkodrës

Publikuar me datë:

Vazhdon aksioni për lirimin e hapësirave publike nga automjetet e braktisura në qytetin e Shkodrës.

Në kuadër të nismës për lirimin dhe sistemimin e hapësirave publike në qytetin e Shkodër, do të vijojë aksioni për largimin e automjeteve të braktisura apo të parkuara në mënyrë të paligjshme në trotuare, rrugë dhe ambiente publike.

Bashkia Shkodër u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe pronarëve të automjeteve që të marrin masat e nevojshme për largimin e tyre brenda afateve të përcaktuara, në të kundërt do të ndërhyhet sipas procedurave ligjore në fuqi.

Kjo nismë synon rikthimin e hapësirave publike për qytetarët, përmirësimin e lëvizshmërisë, sigurisë dhe pamjes së qytetit.

Bashkëpunimi i qytetarëve është thelbësor për një Shkodër më të pastër dhe më funksionale për të gjithë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related