Kliti Hoti: Reforma territoriale ka lënë komunitete të braktisura, shërbimet janë larguar nga shkodranët

Publikuar me datë:

Deputeti i PD-së, Kliti Hoti, mori pjesë në dëgjesën kombëtare për reformën administrativo-territoriale të zhvilluar në Shkodër, ku u diskutuan shqetësimet e qytetarëve mbi efektet e reformës së vitit 2014.

Sipas tij, pas më shumë se një dekade shumë banorë ndihen të braktisur, pasi në disa zona janë larguar shërbimet, janë mbyllur shkolla dhe kanë munguar investimet. Hoti theksoi se ka familje që detyrohen të përshkojnë dhjetëra kilometra për të marrë shërbime bazë që dikur i kishin pranë komunitetit të tyre.

Ai u shpreh se kjo ndjenjë largësie nga institucionet ka ndikuar edhe në largimin e njerëzve nga vendi, ndërsa nënvizoi se reforma e re duhet të ndërtohet duke dëgjuar qytetarët dhe nevojat reale të komuniteteve.

👉POSTIMI I PLOTË

Në Shkodër, në dëgjesën kombëtare për reformën administrativo-territoriale.

Pas më shumë se një dekade, shumë qytetarë e ndjejnë se reforma e vitit 2014 nuk ua ka lehtësuar jetën. Përkundrazi, në shumë zona shërbimet janë larguar, shkollat janë mbyllur, investimet kanë munguar dhe komunitete të tëra janë ndjerë të lëna pas dore. Ka familje që duhet të përshkojnë dhjetëra kilometra për një dokument apo një shërbim bazë që dikur e kishin pranë.

Besoj se edhe kjo ndjenjë braktisjeje ka ndikuar tek largimi i shumë njerëzve nga vendi. Kur mungon mbështetja, kur institucionet duken të largëta dhe kur komuniteti humbet rëndësinë e tij, shumëkush humbet edhe besimin për të ndërtuar jetën këtu.

Prandaj, reforma që i duhet Shqipërisë nuk mund të ndërtohet larg qytetarëve. Ajo duhet të lindë nga dëgjimi, nga nevojat reale të njerëzve dhe nga dëshira për ta afruar shtetin më shumë me komunitetin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Karamuço: Alket Rizain e dinin në burg por e ndaluan në post-bllok

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço ka komentuar rastet e...

OKB: Sulmet në Gaza po marrin jetë civilësh

Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare të OKB-së (OCHA)...

Ukraine/ Akuzat për ryshfet dhe qendrat mashtruese, Zelensky shkarkon Prokurorin e Përgjithshëm

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka larguar nga posti Prokurorin e Përgjithshëm të vendit, Ruslan Kravchenko, pasi zyra e këtij të fundit është akuzuar për mbështetjen e skemave mashtruese të qendrave të thirrjeve, në këmbim të ryshfeteve. Zelensky, në një postim në Telegram, theksoi: “Prokurori i Përgjithshëm ka vetëm një rrugëdalje: shkarkimin”, duke bërë apel […]

“Karakterin do ta ndërtosh çdo ditë”, drejtori i Policisë Bashkiake Shkodër me mesazh për të birin në ditën e parë të shkollës

Dita e parë e shkollës ka qenë e veçantë për drejtorin e Policisë Bashkiake Shkodër, Rustemi, i cili ka zgjedhur ta shoqërojë nisjen e klasës së parë të të birit me një mesazh të ndjerë. Në një postim në rrjetet sociale, Rustemi i drejtohet djalit të tij me këshilla për rrugëtimin që sapo ka nisur, […]