Investimi/ Lulishtja në qendër të Shkodrës do të transformohet, përgatitet projekti

Publikuar me datë:

Pas vitesh degradimi dhe mungese ndërhyrjesh, një nga hapësirat më të njohura publike në qendër të Shkodres pritet t’i nënshtrohet një transformimi rrënjësor. Bëhet fjalë për lulishten e njohur nga qytetarët si “Lulishtja e Shatërvanit”, për të cilën Bashkia Shkodër ka gati projektin dhe investimin që do të prezantohet publikisht në ditët në vijim.

Burime bëjnë me dije se projekti parashikon një rikualifikim të plotë të kësaj zone shumë të frekuentuar nga qytetarët, duke nisur nga përmirësimi i infrastrukturës, shtimi i ulëseve dhe rikonceprtimi i hapësirave të gjelbra.

Ndërhyrja pritet të përfshijë edhe krijimin e këndeve të lojërave për fëmijë, sistemimin e gjelbërimit si dhe transformimin estetik të gjithë zonës, me synimin për ta kthyer lulishten në një hapësirë më funksionale dhe moderne për familjet dhe vizitorët.

Projekti zyrtar dhe detajet e investimit pritet të publikohen nga Bashkia Shkodër në ditët në vijim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related