Kokainë përmes ‘Drogden Tunnel’, GJKKO lë në burg Marsel Liçajn, detyrim paraqitje për vëllanë e tij

Publikuar me datë:

Gjykata e Posaçme konfirmon masën e sigurisë “arrest në burg” për Marsel Liçaj, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal për trafik heroine në Danimarkë.

Gjyqtarja Rudina Palloj la në fuqi edhe masën “detyrim paraqitje” për Ermal Liçaj.

Të dy ata dyshohen për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”.

Hetimet kanë zbuluar se transporti i heroinës kryhej me automjete që kalonin përmes “Drogden Tunnel”, që lidh Suedinë me Danimarkën, ku më pas droga shpërndahej në tregun lokal danez. Deri tani janë dokumentuar rreth 7 episode të veprimtarisë kriminale, me sasi që në disa raste varionin nga 3 deri në 4 kilogramë.

Marsel Licaj dhe Ermal Licaj janë kthyer në Shqipëri pas arrestimit në Danimarkë të 2 shqiptarëve të tjerë dhe një shtetasi të huaj. Njërin prej shqiptarëve të arrestuar në Danimarkë ishte kunati i tyre.

Sipas SPAK, të dy akuzohen për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe për pjesëmarrje në “grup të strukturuar kriminal”. Hetimet nga SPAK kanë nisur prej viti 2024, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet daneze, të cilat në vitin 2023 kishin nisur hetimin “Operacioni Bacchus”.

Në njoftim thuhet se grupi kriminal, i përbërë nga shqiptarë dhe të huaj, dyshohet se ka trafikuar heroinë nga Suedia drejt Mbretërisë së Danimarkës në të paktën shtatë episode, gjatë periudhës 1 tetor 2023 – 23 janar 2024.

Lënda narkotike përzihej me substanca të tjera, si paracetamol dhe kafeinë, për t’u shpërndarë më pas në tregun danez me synim rritjen e fitimeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...