Shkodër/ Drejtuesi politik i PS për qarkun Shkodër, Enea Karakaçi, ka ndarë në rrjetet sociale momente nga dëgjesa publike e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale.
Sipas tij, takimi solli diskutime të hapura dhe konstruktive mbi sfidat dhe perspektivën e pushtetit vendor, ndërsa procesi i dëgjesave publike po vlerësohet si një hap i rëndësishëm për përfshirjen e qytetarëve, ekspertëve dhe aktorëve lokalë në vendimmarrje.
Gjatë diskutimeve, përfaqësues të komunitetit theksuan se reforma administrativo-territoriale e vitit 2014 ka sjellë rezultate konkrete, sidomos në investimet infrastrukturore, të cilat dikur ishin të pamundura për komunat e vogla, por sot janë bërë realitet falë bashkive me kapacitete më të mëdha financiare dhe administrative.
👉 POSTIMI I PLOTË
Dëgjesa publike e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale për qarkun📍Shkodër solli një diskutim të hapur dhe konstruktiv mbi sfidat dhe perspektivën e pushtetit vendor.
Ky proces i dëgjesave publike po vlerësohet si një hap i rëndësishëm për të garantuar përfshirjen e qytetarëve, ekspertëve dhe aktorëve lokalë në vendimmarrje, duke e bërë reformën më gjithëpërfshirëse dhe më pranë nevojave reale të komuniteteve.
Gjatë diskutimeve, përfaqësuesit e komunitetit theksuan se reforma administrativo-territoriale e vitit 2014 ka dhënë rezultatet e saj konkrete. Sipas tyre, investime të rëndësishme, veçanërisht në infrastrukturë, të cilat dikur ishin të pamundura për komunat e vogla, sot janë bërë realitet falë bashkive me kapacitete më të mëdha financiare dhe administrative.

