Erion Braçe kritikon ashpër Belinda Ballukun për punën në qarkun Fier

Publikuar me datë:

Deputeti i PS-së Erion Braçe ishte këtë mbrëmje në Kjo Javë, teksa u pyet edhe për qarkun ku ai ka qenë deputet më parë atë të Fierit.

I pyetur për drejtuesen politike të kësaj qarku në PS, Belinda Balluku, Braçe deklaroi se ajo nuk ka ndihmuar fare lidhur me çështjet e bujqësisë.

Gjithashtu me bujqësinë nuk është marrë sipas tij as ministri i Financave, Petrit Malaj, i cili është deputet në Lushnjë.

“Do doja që prezenca e saj në Fier të ndihmonte në çështje në lidhje me bujqësinë. Deri tani nuk e shoh. Nuk shoh as ministrin e Financave që është deputet në Lushnje të angazhuar me atë problematik. Fare zero.

Po ndodh një fenomen me sigurinë ushqimore. I kemi nga kushtet ku gatuhet ushqimi. Mendoj se bujqit tanë prodhojnë mirë, ndershëm. Ka dhe midis tyre të pandershëm. Por të godasësh nje sektor të tërë kështu për shkak të sigurisë ushqimore, është gabim i madh. Nuk mund të shkojmë drejt monopolizimit të tregut për shkak të sigurisë ushqimore.”- tha Braçe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Braçe: Koçeku erdhi me karrike në PS, pa kontribute. “Bujtinën a e ka me letra?”

Deputeti socialist Erjon Braçe ka kritikuar mënyrën se si,...

Erion Braçe: Duan të më eliminojnë politikisht brenda PS

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ndaj publikimit të...

Braçe flet pa dorashka për “Partinë-Shtet” të Spiropalit

Deputeti socialist, Erion Braçe ka folur lidhur me nocionin...

Skandal mjedisor në Malësi të Madhe! Digjen mbeturinat pranë banesave, tymi pushton zonën

Një situatë alarmante është regjistruar pasditen e kësaj të...