AMP në ‘lupë’ efektivët e korruptuar, arrestohet shefi i Komisariatit në Sarandë

Publikuar me datë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetime lidhur me fenomenin e ndërtimeve pa leje në Sarandë dhe Ksamil.

Fokus i hetimeve është verifikimi i rolit dhe përgjegjësisë së efektivëve të policisë në lejimin apo mosparandalimin e këtyre ndërtimeve të paligjshme.

Raportohet se deri më tani është vënë në pranga shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe një efektiv.

Lëvizja e AMP vjen pas dy rasteve të evidentuara gjatë ditëve të fundit në zonë. Në njërin rast, Prokuroria sekuestroi katin e një hoteli të ndërtuar pa leje, ndërsa në rastin tjetër, në një plazh të Ksamilit, u arrestuan 8 punëtorë që po kryenin punime të paligjshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Një i vdekur dhe 10 të plagosur, të shtëna me armë zjarri në Teksas

Një person ka humbur jetën dhe nëntë të tjerë...

Alarm për bombë në tragetin Blue Star 2, mbi 1.000 persona në bord

Pas një telefonate anonime që paralajmëronte një bombë në...