Janë bërë disa ndryshime të reja në strukturat e Policisë së Shtetit në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.
Sipas burimeve, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, Gëzim Zela është rikthyer në detyrën e Shefit të Sektorit të Policisë Rrugore në Shkodër, një pozicion që ai e ka mbajtur edhe më parë.
Rikthimi i Zelës në Shkodër vjen pas rreth 9 muajsh mungesë në këtë detyrë. Ndërkohë, Blerim Laci është transferuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pasi deri tani ushtronte funksionin e drejtuesit të Policisë Rrugore në Shkodër.
Lëvizjet janë firmosur së fundmi nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe konsiderohen pjesë e rotacioneve të brendshme në strukturat lokale të policisë në Shkodër.

