Çfarë ndodhi në Mirditë? RENEA shkon për të kapur Elson Reçin, kthehet duar bosh

Publikuar me datë:

Forcat RENEA dhe Policia e Shtetit zhvilluan mëngjesin e kësaj të premte kontrolle në  disa zona të Mirditës, pas informacioneve se në Shqipëri mund të kishte hyrë Elson Reçi, i shpallur në kërkim nga SPAK që prej 15 majit 2024.

Kontrollet janë shtrirë edhe në banesën e tij në Mirditë, si dhe në ambiente të tjera të lidhura me të, por pa rezultat. Ai nuk është gjetur në asnjë prej vendeve të kontrolluara.

Sipas raportimeve, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se në territorin shqiptar kishte hyrë vëllai i tij, dhe jo vetë Elson Reçi.

Elson Reçi është i shpallur në kërkim nga SPAK, pasi dyshohet se ka siguruar kushtet dhe mjetet për vrasjen e Preng Gjinit. Ai është gjithashtu i lidhur familjarisht me Kastriot Reçin, i cili u ekzekutua me snajper në Rrëshen në janar të vitit 2020.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aruba/ Berisha: Spanjollët sollën dosjen e plotë, Dumani fshehu zyrtarët e përfshirë

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një deklarate për...

Valë e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë

Shqipëria pritet të përballet me një valë të fortë...

Rama sulmon sërish protestuesit: Mendje të cekëta që po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj protestave të...