Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, deklaroi në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV se korrupsioni në tendera është kthyer në sistem në Shqipëri, duke akuzuar qeverinë dhe pushtetin lokal në Durrës për skema të mirëorganizuara favorizimi dhe shpërdorimi të pasurive publike.
Sipas Carës, tenderat në vend ndërtohen me specifikime të personalizuara “me milimetër”, për të garantuar fitues të paracaktuar, ndërsa kjo praktikë, sipas tij, është zbatuar prej vitesh edhe në Bashkinë e Durrësit, si në kohën e Vangjush Dakos ashtu edhe nën drejtimin e Emiriana Sakos.
Ai theksoi se problemi nuk kufizohet vetëm te rasti i fundit prej 3.6 milionë eurosh, por është pjesë e një mekanizmi shumë më të gjerë, ku sipas raportit të SIGMA-s, 50% e tenderave në Shqipëri zhvillohen pa garë dhe 14% e tyre me procedura sekrete.
Cara paralajmëroi se Shqipëria rrezikon të mbetet “rast studimi” për mënyrën se si janë shpërdoruar miliarda euro dhe janë privatizuar pasuritë publike, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama për një model që po lë pasoja afatgjata për vendin.
Duke komentuar lajmin e fundit për nisjen e hetimeve mbi projektin “Durrës Marina”, Cara e cilësoi pozitiv reagimin e Prokurorisë, duke kërkuar ndërhyrje të plotë nga SPAK, KLSH dhe institucionet ligjzbatuese. Ai nënvizoi se shqetësimet për këtë projekt nuk janë vetëm politike, por edhe teknike, duke iu referuar paralajmërimeve të specialistëve dhe qytetarëve që kanë investuar në të.
Gjithsesi, për t’u kthyer tek ajo dhe ju falenderoj. Për, se edhe në këtë rast me thënë të drejtën jeni pikërisht ju, që keni zbuluar përsëri një element korruptiv. Dhe kjo tanimë është bërë vazhdë, në çdo institucion në Shqipëri.
Edhe në fakt këto tendera të tillë kur çdo gjë planifikohet, pra edhe specifikimet bëhen pikërisht për kostum, kostum, masa 52, kaq gjë. Prandaj ka dalë kjo qepja sepse siç bën rrobaqepësi që të mat masat, ashtu dhe këto para se të bëjnë tenderin marrin komplet masat si duhet. Dhe me milimetër, dhe pastaj në momentin që e bën me milimetra kuptohet që çdo jo çdo makinë është e njëjtë, ka specifikime të ndryshme dhe detyrimisht do të shkojë te përfituesi. Kjo në fakt për këto është e vazhdueshme. Në fakt edhe për bashkinë e Durrësit, të njëjtën gjë bënte dhe para Sakos ishte dhe Dako. Të njëjtin rast, edhe Dako kishte një mënyrë tjetër. Kishte një kompani betoni?
Po. Pavarësisht se nuk hyn në tender, po ama të gjithë investitorët që bënin punime betoni në Durrës, për 12 vite e merrnin betonin tek Dako. Si nënkontraktor, si rastësisht. Dhe kjo ishte evidente. Vetëm betonierët e Dakos ishin. Të njëjtën gjë vazhdon dhe Sako, jo vetëm për këtë rast, por edhe për raste të tjera. Dhe ky është një problem shumë i madh, sepse kjo tani është kthyer në sistem. Nuk është puna vetëm për këtë rastin, 3.6 milionë euro, pavarësisht se për sasinë e mjeteve është e madhe, por në oqeanin e madh është një pikë ujë, se bëhet fjalë për miliarda e miliarda që shqiptarëve po i ikin çdo ditë. Dhe tani është kthyer në sistem. Dhe vetëm nga raporti i Sigmës flitet që 50% e tenderave që zhvillohen në Shqipëri jepen pa garë. Pra, kanë vetëm një ofertues, që do të thotë një në dy. Ndërsa te 50%-shi, 14% e tyre thotë zhvillohet me procedurë sekrete. E kupton çfarë ndodh në Shqipëri?
Unë kam përshtypjen që pas disa vitesh Shqipëria do të jetë rast studimi për mënyrën se si u arrit të vidhej kaq shumë, po është është enorme. Por nuk mjaftohen vetëm paratë. Këto tani, siç ju e dini, kanë filluar të marrin dhe pasuritë publike. Marrin dhe pronat, tokat, të gjithë asetet e Shqipërisë dhe do të vijë një moment. Dhe do vijë një moment që ne do të themi, ore edhe sikur, se shpeshherë e themi, dëgjo se.
Që do vijë një moment që Rama, pavarësisht se nuk do të jetë më, se unë kam një teori timen që them që Rama do të vijë një ditë do të mbyllë telefonin dhe do të iki nga Shqipëria. Sepse do të vijë një moment që do të iki, dhe ai përsëri do ta ketë lënë litarin ose dëmin që i ka bërë shqiptarëve do ta lërë mbrapa. Sepse mënyrën se çfarë ka bërë, mënyrën se si e ka privatizuar Shqipërinë me miqtë e tij, do të jetë shumë e vështirë, për opozitën e sotme dhe pushtetin e ardhshëm që ta menaxhojë këtë gjë. Dhe pikërisht në këtë moment duhet t’ju të bëj thirrje për të gjithë qytetarët. Duhet të kuptojmë që kjo gjë që ne themi nuk është thjesht politikë.
Për ngjyrim politik, PD, PS, e them shpesh. Ore duhet të kuptojmë që ne po na zhbëhet Shqipëria, jo vetëm kur themi shpopullim, por po na zhbëhet Shqipëria dhe në pronë.
Qarri: Më fal për një ndërhyrje. Është lajmi i fundit. E cituam në insert, i ka dhe letrat me vete zoti Cara, edhe për Durrës Marina që është zhytur dhe po zhytet. Lajmi i fundit, Prokuroria më në fund nis hetimet për Durrës Marinën. Ky është lajmi i sekondës së fundit. Është një lajm i mirëpritur. Dhe vjen pas pranimit të IKMT-së që në fakt është zhytur. Ata i minimizuan centimetrat.
Cara: Personalisht më vjen shumë mirë. Unë nuk besoj që të jetë bërë pikërisht prej deklaratës. Unë bëra dje një deklaratë në emër të Partisë Demokratike. Pikërisht kërkova ndërhyrjen e prokurorisë së SPAK-ut dhe të KLSH-së dhe institucioneve ligjzbatuese pikërisht për këtë situatë. Më vjen mirë që prokuroria sot po ndërhyn, sepse duhet meqë hyjmë te kjo temë, duhet të shpjegojmë diçka. Me sa njoftohem ka pasur dhe denoncime nga qytetarët që kanë investuar para te Durrës Marina.
Por, të gjithë duhet të kuptojmë që ato çfarë ka thënë opozita, shpesh, por mbi të gjitha dhe specialistët teknikët që nuk janë politikë. Pra unë e kuptoj që dikush mund të më paragjykojë se unë duke qenë përfaqësues politik them mund të them gjëra për kundër Ramës. Por ama, kur janë gjëra teknike dhe të dukshme, çdo njeri duhet të kuptojë që duhet të ndërhyjë.

