Karçanaj ia faturon abuzimet Daniel Shimës: I kisha deleguar autoritetin kontraktor

Publikuar me datë:

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, gjatë intervistës për Top Story, ka folur edhe për ish-zëvendësin e saj, Daniel Shima, i cili u denoncua i zhdukur për disa orë nga familjarët e tij, për tu kthyer më pas në shtëpi dhe duke thënë në polici se është larguar vetë.

Ajo ia faturoi abuzimet Daniel Shimës duke deklaruar se ai ka qenë përgjegjës për të gjithë procesin administrativ të procesit të prokurimit.

“Daniel Shima ka qenë përgjegjës për të gjithë procesin administrativ të procesit të prokurimit. Unë kam qenë e përqendruar të plotësohet procedura teknologjike për tu bërë AKSHI, ky që është sot.

Unë personalisht nuk jam marrë me këtë proces, por jam përkushtuar për të ndjekur me kujdes këtë proces që të bëhet brenda rregullave.

Në një periudhë unë e kam deleguar autoritetin kontraktor te Daniel Shima dhe gjatë kësaj periudhe nuk kam pasur komunikim në lidhje me këtë procedurë.

Unë nuk dua të paragjykoj Daniel Shimën në lidhje me atë çka po thuhet në media, por duhet të them se institucionet duhet të hetojnë me seriozitet.

Për të mirën flet vetë historia e AKSHI-t, ndërsa për të keqen do të duhet të presim fundin e hetimeve dhe vendimet e gjykatës”, u shpreh Karçanaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Koha për largime në Shkodër, ikin 2 lojtarë

Pas disa rinovimesh, te Vllaznia është koha për largmimet....

Dy trofe në këtë sezon, Interi “shpërblen” me kontratë të re trajnerin Chivu, detajet

Klubi i Interit ka arritur marrëveshjen me trajnerin Cristian...

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të...