Evi Kokalari kërkon nga Gjykata e Tiranës të pezullojë zgjedhjet për kreun e PD

Publikuar me datë:

Pas Mereme Selës, edhe Evi Kokalari i është drejtuar Gjykatës së Tiranës me një padi, ku kërkon anulimin e zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Demokratike, garë në të cilën nuk u lejua nga Sali Berisha që të merrte pjesë si kandidate.

Pas refuzimit të kërkesës nga Komisioni Zgjedhor në PD, për t’u regjistruar në zgjedhje si kandidate, këtë të enjte Kokalari i është drejtuar me një padi Gjykatës së Tiranës, ku kërkon pezullimin e menjëhershëm të zgjedhjeve dhe çdo vendim tjetër të marrë këto kohë.

Kujtojmë që në zgjedhjet për kreun e PD-së, ishin disa kandidatë që kërkuan të bëhen pjesë e garës për të drejtuar partinë më të madhe të opozitës. Ervin Salianjit, Mereme Selës, Vladimir Mulajt, Alesia Balliut apo Evi Kokalarit, iu refuzua kandidimi, teksa emri i vetëm që demokratët do të votojnë në zgjedhjet e 23 majit është Sali Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...

Kryeministri: Bashkimi Vlorë–Selenicë, në funksion të fuqizimit ekonomik e social të komuniteteve

“Diskutim për bashkimin Vlorë–Selenicë, në funksion të fuqizimit ekonomik...