Këshilli i Medias: Sulmet e Kryemadhit ndaj gazetares Çela, presion ndaj gazetarisë investigative

Publikuar me datë:

Këshilli Shqiptar i Medias ka reaguar pas sulmeve të Monika Kryemadhit ndaj gazetares Lindita Çela, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe të rrezikshme për lirinë e medias.

KSHM thekson se ky lloj komunikimi përbën një formë presioni ndaj gazetarëve dhe tentativë për të cënuar integritetin profesional të tyre.

Sipas Këshillit, sulmet e tilla synojnë të delegjitimojnë gazetarinë profesionale dhe të krijojnë klimë frike për ata që ushtrojnë këtë profesion.

Monika Kryemadhi ka përmendur publikisht gazetaren, duke e akuzuar se shkrimin e saj mbi aferën CEZ-DIA e kishte marrë nga Lulzim Basha.

Në një dalje televizive, Kryemadhi tha: “Historia e CEZ-DIA-s ka filluar nëpërmjet një shkrimi që është bërë nga Lindita Çela, të cilin e ka marrë nga Lulzim Basha si shkrim.”

Reagimi i KSHM

Këshilli Shqiptar i Medias shpreh shqetësim për sulmet nominale nga ish-deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, znj Kryemadhi, kundër gazetares Lindita Çela.

Sulmet, akuzat dhe aludimet e pabazuara në fakte, sikurse dhe përpjekjet për të cënuar integritetin profesional të një gazetareje pa ofruar fakte, përbëjnë thjesht një presion ndaj gazetarëve dhe tentativë për të delegjitimuar gazetarinë profesionale, çka është i papranueshëm në një shoqëri demokratike.

KShM i bashkohet thirrjes së AGSh ndaj të gjithë aktorëve politikë e publikë që të tregojnë përmbajtje në gjuhën publike dhe të respektojnë rolin e medias si garant i informimit të publikut dhe llogaridhënies demokratike.

KShM rekomandon që shqetësimet për shkelje etike të zgjidhen përmes anikimimit pranë organeve të vetërregullimit, përkatësisht Aleancës së Mediave Etike (ku dhe media Shteg.org është anëtare) dhe Këshillit Shqiptar të Medias, përmes këtij linku: https://aleancaetike.media/ame/  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Karamuço: Alket Rizain e dinin në burg por e ndaluan në post-bllok

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço ka komentuar rastet e...

OKB: Sulmet në Gaza po marrin jetë civilësh

Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare të OKB-së (OCHA)...

Ukraine/ Akuzat për ryshfet dhe qendrat mashtruese, Zelensky shkarkon Prokurorin e Përgjithshëm

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka larguar nga posti Prokurorin e Përgjithshëm të vendit, Ruslan Kravchenko, pasi zyra e këtij të fundit është akuzuar për mbështetjen e skemave mashtruese të qendrave të thirrjeve, në këmbim të ryshfeteve. Zelensky, në një postim në Telegram, theksoi: “Prokurori i Përgjithshëm ka vetëm një rrugëdalje: shkarkimin”, duke bërë apel […]

“Karakterin do ta ndërtosh çdo ditë”, drejtori i Policisë Bashkiake Shkodër me mesazh për të birin në ditën e parë të shkollës

Dita e parë e shkollës ka qenë e veçantë për drejtorin e Policisë Bashkiake Shkodër, Rustemi, i cili ka zgjedhur ta shoqërojë nisjen e klasës së parë të të birit me një mesazh të ndjerë. Në një postim në rrjetet sociale, Rustemi i drejtohet djalit të tij me këshilla për rrugëtimin që sapo ka nisur, […]