Tragjedi në Maldive, pesë turistë italianë humbin jetën gjatë një zhytjeje

Publikuar me datë:

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Maldive, ku pesë turistë italianë humbën jetën gjatë një zhytjeje në ujërat pranë zonës turistike të Alimathaa. Mes viktimave raportohet të jetë edhe një studiues nga Xhenova.

Sipas mediave lokale dhe autoriteteve, turistët ndodheshin në një anije private zhytjeje dhe kishin hyrë në ujë në orët e paradites. Alarmit iu dha rreth orës 10:45 me orën italiane, pasi zhytësit nuk dolën më në sipërfaqe.

Menjëherë pas njoftimit, autoritetet nisën një operacion të gjerë kërkimi dhe shpëtimi në zonë. Pak kohë më vonë, trupat e pesë turistëve u gjetën në det.

Policia ka bërë të ditur se ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa shkaku i saktë i vdekjes së turistëve mbetet ende i paqartë. Raportimet paraprake tregojnë se kushtet atmosferike në zonë ishin të pafavorshme.

Shërbimi meteorologjik kishte lëshuar një paralajmërim të verdhë për mot të keq, i cili ishte në fuqi gjatë gjithë ditës së incidentit.

Autoritetet po hetojnë nëse moti i keq dhe rrymat e forta detare mund të kenë ndikuar në tragjedinë që tronditi komunitetin turistik dhe familjet e viktimave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...

Kryeministri: Bashkimi Vlorë–Selenicë, në funksion të fuqizimit ekonomik e social të komuniteteve

“Diskutim për bashkimin Vlorë–Selenicë, në funksion të fuqizimit ekonomik...